Të merresh me hobbyt, sjell shumë benefite për organizmin. Njeriu përjeton një gjendje që psikologët e etiketojnë me fjalën ‘Flow’, pra fluks i rrjedhshëm, në të cilën njeriu ndjehet shumë i përfshirë në një aktivitet që e pëlqen dhe e gratifikon shumë. Pikërisht kjo gjendje është zbuluar të jetë vërtet mjaft pozitive për organizmin në aspektin e plotë psiko-fizik.

Në një studim të kryer së fundmi, janë marrë në shqyrtim të dhënat e 9300 pacientëve suedezë, dhe ata që hynin në gjendjen ‘Flow’ më lehtësisht dhe që përqëndroheshin tek bënin diçka që i pëlqente shumë, duke përfshirë gjithë vëmendjen, kishin një risk shumë herë më të ulët për të patur diagnoza si depresion, ankth, skizofreni, apo shqetësime të lidhura me stresin, probleme kardiovaskulare etj.

Gjithashtu janë analizuar edhe ata persona që janë më instabël nga ana emocionale, apo edhe të lidhur me faktorë gjenetike, ku edhe në këto raste ka rezultuar se përqëndrimi në aktivitete gratifikuese, dalja për pak kohë në ditë nga të gjitha skemat e detyrës, kohës, detyrimeve, sjell në mënyrë domethënëse një rënie të dukshme të riskut të prekjes nga shqetësimet e lidhura me ankthin, depresionin apo të tjera të tilla.

Ekipet kërkimore të përfshira në këtë studim shpjegojnë se ende nuk e kanë të qartë sesi kjo ndodh dhe në cilën formë organizmi e përkthen këtë në benefit kaq pozitiv, por studime të mëtejshme do të vijojnë për të kuptuar me tepër rreth mekanizmave. Gjithsesi, nga ky studim, del në pah një element mjaft i rëndësishëm që sjell benefite të gjithanshme për këdo, pikërisht pra përfshirja në një pasion sa më shpesh, qoftë ky sport, lojë, apo art.

Klan News