Telefoni ditët e sotme është kthyer në një pajisje pa të cilën shumë njerëz e kanë të vështirë të jetojnë. Ata janë të të gjitha madhësive dhe formave, duke filluar nga ata me butona e deri tek telefonat e fjalës së fundit të teknologjisë. Një nga ata është edhe Zanco Tiny, telefoni me i vogël në botë, i cili peshon vetëm 13 gram dhe ka madhësinë e një USB-je.
Ai ka një ekran që është 12.5 milimetra, një portë USB dhe një nano kartë SIM.
Zanco Tiny është në gjendje të bëjë telefonata dhe të dërgojë mesazhe me tekst. Memorja e tij mund të mbajë deri në 50 mesazhe dhe 300 kontakte në axhendë, ndërsa bateria zgjat deri në tri ditë në standby.
E meta e vetme e tij është se nuk mund të lidhet me internet dhe me të nuk mund të përdorim rrjetet sociale.
Është më i vogël se një gisht, kushton vetëm 46 dollarë dhe pretendon të kthehet në telefonin që të gjithë duan ta kenë për vitin 2018.
Klan Plus