Duhet të ishte një takim që mund të jepte sinjale shprese për dhënien fund të luftës mes Ukrainës dhe Rusisë, por tensionet dhe debatet e forta shoqëruan përballjen mes Presidentit amerikan Donald Trump dhe atij ukrainas, Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë.

Gjithçka ndodhi përpara live në zyrën ovale, diçka e pazakontë, ku në deklaratat që zgjatën 40 minuta, vetëm në 10 minutat e fundit shpërthyen debatet e forta.

Donald Trump: Je vendosur në një pozicion të keq. Po luani bixhoz me Luftën e Tretë, nuk i keni kartat e duhura duhet të arrini një marrëveshje me Rusinë. Ose bëni një marrëveshje ose ne tërhiqemi dhe nëse tërhiqemi, do të duhet ta përballoni vetë. Nuk mendoj se kjo do të jetë një gjë e mirë.

Volodymyr Zelensky: Nuk kam ardhur këtu të luaj bixhoz. Putin është një kriminel, ai e nisi luftën edhe duhet të paguajë, duhet të ndalet ne nuk kemi asnjë kompromis me një vrasës.

Teksa nuk mungoi as përplasja me Zv.presidentin amerikan Vance.

Takimi përfundoi para kohe, konferenca e përbashkët për shtyp u anulua. Teksa Zelensky pas këtij debati tejet të nxehtë u largua menjëherë nga Shtëpia e Bardhë.

Pas kësaj përplasjeje të fortë, Presidenti Trump në një reagim në rrjetet sociale e akuzoi Presidentin ukrainas për mungesë respekti ndaj Shteteve të Bashkuara.

“Unë kam arritur në përfundimin se Presidenti Zelensky nuk është gati për paqe me përfshirjen e Amerikës, sepse ai mendon se përfshirja jonë i jep atij një avantazh të madh në negociata.  Unë nuk dua avantazhe, dua PAQE. Ai nuk i respektoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Zyrën e tyre të dashur Ovale.  Ai mund të kthehet kur të jetë gati për paqe.”

Pas këtij qëndrimi erdhi edhe reagimi Zelenksyt, që ishte më i zbutur. Ai shkruan në rrjetet sociale se falënderon Amerikën, Presidentin Tramp e Kongresin amerikan për këtë vizitë, por shton se Ukraina ka nevojë për paqe të drejtë dhe të qëndrueshme dhe ne po punon pikërisht për këtë.

CCN shkruan se ishte Trump që i dha fund bisedimeve të mëtejshme me Zelenksyn, ku urdhëroi Sekretari Rubio që Presidenti ukrainas të largohej.

Tv Klan