Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30, 28 Shkurt 2025 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Drini Zeqo

Headlines 28 Shkurt 2025

SPAK kërkon 5 vite burg për ish-deputetin Bllako, i akuzuar për korrupsion në inceneratorin e Tiranës

5 vite burg kërkoi sot SPAK për ish-deputetin Alqi Bllako të akuzuar për korrupsion në çështjen e inceneratorit të Tiranës. Sipas SPAK, Bllako përfitoi dy pagesa nga Klodian Zoto. Për shkak të gjykimit të shkurtuar mund të përfitojë ulje dënimi.

Rama-Berisha, replika për Agaçin. Kryeministri: Është në Itali për kurim. Kreu i PD: Është arrestuar

Kryeministri Rama hedh poshtë akuzat e Berishës se sekretari i përgjithshëm i kryeministrisë Engjëll Agaçi është arratisur. Rama thotë se ai ndodhet në Itali për shkak të një problemi shëndetësor, por Berisha këmbëngul se ai është zhdukur.

Vrasja e palestinezes, dalin pamjet kur çifti mbërrin në Shqipëri. Burri iku në Holandë

Dalin detaje të reja nga vrasja e 24-vjeçares palestineze nga bashkëshorti i saj në një banesë të marrë me qira në Tiranë. Ngjarja dyshohet se u krye 5 ditë më parë dhe menjëherë pas saj, autori u largua drejt Greqisë dhe më pas në Holandë.

Protesta të dhunshme në Athinë në 2-vjetorin e aksidentit hekurudhor që shkaktoi 57 viktima

Protesta të dhunshme në Athinë në 2-vjetorin e aksidentit hekurudhor që u mori jetën 57 personave. Manifestimi u zhvillua krahas një greve të punonjësve të transportit tokësor, detar dhe ajror që ka paralizuar sot gjithë vendin. Policia arreston mbi 50 protestues.

Tensione në takimin mes Trump Zelensky: Firmos marrëveshjen me Rusin, ose jemi jashtë

Me tensione eshte zhvilluar takimi mes Donald Trump presidenti ukrainais Volodimir Zelenskyn. Teksa vuri theksin te dhënia fund e luftës, Trump iu drejtua se duhet te firmose nje marrëveshje me Rusine, ose Shtetet e Bashkuara janë jashtë.

Inteligjenca gjermane: Rusia ushtroi ndikim në zgjedhje për të ndihmuar radikalët e djathtë

“Rusia ushtroi ndikim të jashtëligjshëm në zgjedhjet parlamentare të 23 shkurtit në Gjermani. Dyshimet e forta i ngre kreu i komisionit parlamentar gjerman të inteligjencës, i cili thotë se rusët ndihmuan radikalët e djathtë.

/tvklan.al