Një tërmet i fortë me magnitudë 5.2 ka goditur ishullin Gavdos në Greqi pasditen e sotme.

Tërmeti ka rënë në një thellësi prej 11.6 kilometra nën tokë, sipas të dhënave sizmiologjike të Greqisë.

Sipas mediave lokale, tërmeti ka zgjatur dhe është ndjerë edhe në shumë zona të ishullit të Kretës.

Për momentin nuk ka raportime për persona të lënduar.

/tvklan.al