Për turistët që nuk duan të shpenzojnë shumë para për pushime në Maldive, mund të shtojnë Shqipërinë në listën e destinacioneve të tyre të udhëtimeve, pasi ky vend i mrekullueshëm evropian ofron ujëra të pastër kristal dhe resorte mahnitëse.
Kështu e nis shkrimin tabloidi britanik “The Mirror” që thotë se vendi ynë është një alternativë po aq tërheqëse sa ky destinacion ekzotik. Megjithatë ndryshimi është se kostoja e fluturimeve, akomodimit, ushqimit, transportit lokal dhe aktiviteteve.
Janë shpesh videot në rrjetet sociale të cilat po e promovojnë Shqipërinë në mesin e të huajve.
Në këto video tregohen ujrat e pastër kristal ku ka edhe resorte të jashtëzakonshme. Përdoruesit e huaj të rrjeteve sociale bien dakord se Shqipëria është një “parajsë e fshehur”.
Kostoja mesatare e një birre është 2 euro, ndërsa vera priret të jetë perfekte me temperatura mesatare deri në 25 gradë Celsius. Fluturimet gjatë korrikut nga Londra në Tiranë, aeroportin më të afërt të Shqipërisë, mund të rezervohen për një çmim të arsyeshëm prej 110 euro me opsione nga disa linja ajrore.
Nëse udhëtimi prej katër orësh turistëve britanike mund t’ju duket e lodhshme, media britanike sugjeron të zgjidhet Korfuzi që është pika më e afërt me Ksamilin.
Prej kësaj qyteze turistët mund të shijojnë edhe destinacione të tjera turistike të rivierës shqiptare.
Klan News