Në kuadër të operacionit policor të koduar “Unknown” është arrestuar një 26-vjeçar dhe është shpallur në kërkim një tjetër pasi dyshohet se kanë përfituar 6 mijë Euro nga një biznesmen duke iu prezantuar atij si përfaqësues të drejtuesit të një institucioni vendor.

Konkretisht është arrestuar Ervis Belollari, 26 vjeç dhe u shpall në kërkim 32-vjeçari Arsen Matollari, të cilët akuzohen se kanë mashtruar një biznesmen të bimëve medicinale në Lushnjë. I arrestuari Ervis Belollari ka marrë pjesë si figurant në serialin e njohur turk, “Osmani”.

Në foto: Ervis Belollari

Vijon puna për kapjen e 32-vjeçarit dhe për dokumentimin e plotë të rastit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme./tvklan.al