Ky është momenti kur një biznesmen nga Lushnja i cili bie pre e mashtrimit, i jep një personi shumën prej 6 mijë Eurosh.
Ai bashkë me një tjetër person, në emër të një kryetari bashkie dhe zyrtari të lartë në një bashki, i kanë kërkuar shumën e parave biznesmenit me pretendimin për të ndihmuar një të afërm në një spital privat në Tiranë.
Pas këtij episodi, dy të panjohurit të kamufluar si zyrtarë të lartë vendor, i kanë kërkuar shumën tjetër prej 7 mijë Eurosh me pretendimin se paratë e para nuk iu zgjidhën punë. Në këtë rast biznesmeni i tregtimit të bimëve medicinale ka kuptuar që është mashtrim dhe ka bërë denoncimin pranë Komisariatit nr 6.
Në denoncimin e tij, biznesmeni ka deklaruar se nuk e kishte kuptuar qartë se ishte kryetar bashkia apo zyrtar i lartë në bashki.
Agjentët e policisë më pas zbuluan dhe dy të rinjtë. Në pranga ra 26-vjeçari Ervis Belollari dhe u shpall në kërkim Arsen Matollari, 32-vjeç.
Belollari, është personazh i njohur në rrjetet sociale. Ai e identifikon veten me pseudonimin artistik “Delluks”, ndërsa ka marrë si figurant në serialin e njohur turk, “Osmani”.
Klan News