Një ditë pas incidentit të presidentet Vjosa Osmani në aeroportin e Shkupit kanë vijuar përplasjet mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.
Aeroporti ndërkombëtar i Shkupit në një reagim të tij hodhi poshtë qëndrimet e stafit të presidentes së Osmanit iu tentua që t’i merrej telefoni.
Më tej theksohet se Konventa e Vjenës për Marrëdhënie Diplomatike i përjashton nga kontrolli i sigurisë vetëm mysafirët zyrtarë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe operatori i aeroportit merr njoftim zyrtar për përjashtime të tilla nga Ministria e Punëve të Brendshme. Gjë që një njoftim i tillë pretendohet se ka munguar.
Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës shprehet se po ndjek me shqetësim incidentin dhe trajtimin jo dinjitoz të presidentes Osmani dhe ka kërkuar sqarime nga ambasada dhe Ministria e Jashtme e Maqedonise se Veriut.
Ndërsa ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka deklaruar në lidhje me incidentin se kanë qenë të përfshirë edhe truprojat e kryetarit shqiptar të Parlamentit maqedonas, Afrim Gashi, duke kërcënuar punonjësit e sigurisë të aeroportit.
Kjo është hedhur poshtë nga kryeparlamentari. Incidentin e rëndë e dënoi edhe lideri I BDI-së, Ali Ahmeti, duke e cilësuar si skandalin më të papranueshëm diplomatik.
Tv Klan