Atalanta regjistroi barazimin e dytë radhazi në Serie A. Bergamaskët u ndalën pa gola nga Udinese në transfertë, në një sfidë ku e nisi titullar edhe Berat Gjimshiti.

Megjithatë mbrojtësi shqiptar u zëvendësua pas 25 minutave lojë, pas një dëmtimi në kokë. Me këtë barazim, Atalanta mbetet në vendin e dytë me 42 pikë.

Lecce mori një fitore të rëndësishme ndaj Empolit me rezultatin 3-1. Edhe në këtë sfidë u dëmtua një tjetër shqiptar, Ardian Ismajli.

Mbrojtësi ndjeu shqetësime dhe u zëvendësua pas 21 minutave lojë. /tvklan.al