Zjarri u merr jetën 15 fëmijëve
Pesëmbëdhjetë fëmijë kanë vdekur nga një zjarr që përfshiu një jetimore në Haiti.
Dy fëmijë u dogjën menjëherë sapo zjarri shpërtheu në jetimoren e ngritur në periferi të kryeqendrës, Port-o-Prens.
Trembëdhjetë të tjerë vdiqën në spital si pasojë e asfiksisë. Ekipet e emergjencës arritën në vendin e ngjarjes me motoçikleta dhe nuk kishin oksigjen dhe mjetet e nevojshme për t’i transportuar fëmijët në spital.
Ky fakt ka shkaktuar polemika të mëdha në vend. Tragjedia zbuloi edhe faktin se jetimorja, e cila strehonte rreth 60 fëmijë, nuk kishte leje për të operuar.
Tv Klan