Policia gjermane vuri në pranga 3 persona të dyshuar si të përfshirë në aktin terrorist të mbrëmjes së të Premtes në Magdeburg, ku humbën jetën 5 persona, ndër të cilët edhe një 9-vjeçar dhe u plagosën 200 të tjerë.
Mediat gjermane shkruajnë se të arrestuarit shfaqen në filmimet e kamerave të sigurisë në tregun e Krishtlindjes, teksa brohorasin në mbështetje të autorit Taleb Abdulmohsen, i cili goditi të pranishmit me një automjetin e tij që e drejtonte me shpejtësi. Hetuesit po përpiqen të zbulojnë nëse ata janë bashkëpunëtorë të autorit dhe nëse ky i fundit është ndihmuar nga të tjerë.
Mediat shkruajnë po ashtu se autori, një shtetas saudit i cili ka mbërritur në Gjermani në 2006-ën dhe ka përfituar të drejtën e azilit 10 vite më vonë, ka në kërkim nga autoritetet e vendit të tij. Taleb Abdulmohsen shquhet si opozitar në Arabinë Saudite, ndërsa ka në Gjermani është përfshirë në organizata që lehtësojnë procedurat e azilit për shtetasit nga ky vend që përndiqen politikisht.
Në këtë postim në rrjetin X një vit më parë, ai akuzonte qeverinë gjermane se përndiqte vajzat dhe gratë saudite që kërkonin azil. Abdulmohsen paralajmëronte se do ta bënte Gjermaninë të paguante për këtë.
Ngjarja nxorri në rrugë mijëra njerëz, kryesisht mbështetës të nacionalistëve të Alternativës për Gjermaninë, të cilët hodhën parrulla për riatdhesimin e të gjithë emigrantëve.
Tv Klan