Mënyra se si veshim apo kombinojmë xhinset ndryshon vazhdimisht. Ashtu sikurse ndodhi dhe vitin e kaluar xhinset e gjera vazhdojnë të “mbretërojnë” edhe në tendencat e modës së kësaj vjeshte. Edhe pse më pak të preferuara kohët e fundit, pas pasarelave të modës kryesisht të bredit “Miu Miu” xhinset e ngushta po rikthehen fuqishëm.

Gjithashtu nuk kanë se si të mungojnë xhinset me detaje, qëndisje, stampime, thurje dhe gurë të vendosur. Për më guximtaret xhinset me printim leopardi do i përfaqësonin denjësisht. Stilistët më zë sugjerojnë këto modele xhindesh të cilat mund të vishen dhe kombinohet lehtë për stinën e vjeshtës, por edhe për atë të dimrit.

“Xhins mbi xhins” Tringëllon çuditshëm, por ama do të dukeni bukur. Xhins mbi xhins nënkupton kombinimin e pantallonave apo fundeve xhins me një këmishë, jelek apo xhaketë po ashtu xhins me ngjyrë të njëjtë.

Treçerekëshet xhins – Jo vetëm për në verë, por edhe në ditët e freskëta dhe me shi të vjeshtës, pantallonat e shkurtra xhins deri në gju ose edhe më të gjata sugjerohen të vishen këtë vjeshtë me një xhaketë lëkure, pulovër ose xhaketë xhins të shoqëruara më pas me këpucë ose çizme të gjata.

Xhinset balonë – Konsiderohen si të vështira për t’u kombinuar, por kur “godasin, godasin”. Silueta e lakuar me këmbë të gjera i jep një avantazh kombinimi çdo veshjeje, duke i bërë të dalin në pah edhe pjesët më të thjeshta të kombinimit tuaj.

Xhinset me detaje Pasi u shfaqën në pasarelat e vjeshtës në Isabel Marant, Chloé dhe Acne Studios, ishte vetëm çështje kohe derisa të shkonin drejt xhinseve me detaje, rruaza, stampa apo çdo gjë tjetër që i bën ato më unike në llojin e tyre të xhinseve. Të shoqëruara me këpucë apo çantë lëkure ato do të dukeshin të përsosura jo vetëm për përditshmëri, por edhe për evente.

Xhinset e përthyera në fund – Nuk është nevoja që domosdoshmërish të shpenzoni për t’i bërë tuajat mjafton të keni një palë xhinse të gjëra në shtëpi dhe t’i përthyeni trashë në fund. Këto xhinse kanë qenë kryefjalë në çdo jave mode të zhvilluar përgjatë vitit 2024, dhe s’kishin se si të mungonin as në sugjerimet për tendencat e  kësaj vjeshte.

Xhinset e ngushta – Pas vitesh “burgim” në qelitë e modës, xhinset e ngushta rikthehet sërish në pasarelat e modës. Pavarësisht se mund të keni hequr dorë nga veshja e tyre, marka “Miu  Miu” do u bëjë që të ndërroni mendje. Pasi këto xhinse do të dukeshin mjaft bukur poshtë një palë çizmeve të gjata shoqëruar me një pallto sipër.

Xhinset me stampim leopardi – Nëse vërtet dëshironi të tërhiqni vëmendje dhe të keni ndikimi mos kini frikë të vishni këto xhinse me printime leopardi. Shumë njerëz të famshëm kanë preferuar që përgjatë muajve të modës të zgjidhnin të vishnin stampimin leopard veçanërisht te xhinset.

Fundet xhins – Fundet e gjatë xhins duket se kanë nxjerrë përfundimisht minifundet xhins. Stilistët i konsiderojnë fundet xhins si veshjen më të lehtë për t’u kombinuar, ato kombinohen mjaft mirë me çfarëdo që keni në dollap.

/tvklan.al