Muzeu i Luvrit në Paris ka hapur për të parën herë dyert për modën luksoze franceze të dekadave të fundit. Që prej të Premtes në sallat e muzeut më të famshëm dhe më të vizituar të botës, po ekspozohet historia e krijimeve të shtëpive më në zë të modës luksoze të Francës, si Chanel, Saint Laurent apo Dior.

Veshjet moderne që janë prodhuar duke nisur nga vitet ’70, shfaqen në krah të koleksioneve historike artistike që datojnë që nga Greqia e Lashtë deri tek Perandoria e dytë e Francës. Fustane mëndafshi si ky i dizhenjuar nga John Galliano për Diorin në vitin 2006, po qëndrojnë në një dhomë të dedikuar për Luigjin e 16 dhe aksesorëve të periudhës së tij.

Ekspozita që do të qëndrojë e hapuar deri në 21 Korrik, ndihmon edhe në grumbullimin e fondeve për rinovimin e sallave të muzeut të famshëm, që ka kërkuar shpesh ndihmë nga qeveria franceze. Rreth 1 kilometër më tutje në Grand Palais, për të parën herë një firmë italiane si Dolce Gabbana ka ekspozuar historinë e koleksioneve të saj. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri në Mars, kur nis Java e parë Pariziene e Modës për këtë vit.

Tv Klan