Sfilata e “Chanel” u zhvendos këtë sezon në Hangzhou të Kinës, në West Lake, një vend historik i mbrojtur nga UNESCO. Veshjet e punuara aq bukur u prezantuan në një pasarelë që ishte dizenjuar në perfeksion. Fotot e realizuara ngjajnë si piktura plot jetë!
Aktorja e këngëtarja tajlandeze Rebecca Patricia Armstrong mori pjesë për herë të dytë në këtë sfilatë me një pamje kaq elegante.


Lupita Nyong’o veshi këtë herë këtë pallto nga koleksioni “Haute Couture 2024”. Duket si një “perëndim” i gërshetuar me pamjen fantastike të liqenit. Kopsat prej ari janë një detaj shumë i veçantë, shoqëruar me shallin me pupla.

Tilda Swinton dhe partneri i saj Sandro Kopp u veshën kështu, me një sfond më të errët.

Lucy Boynton, është një ndër figurat më të dashura të kësaj marke. Ajo solli një kostum nga koleksioni Pranverë 2025, shoqëruar me çantën e bardhë pas së cilës janë marrosur vajzat.

Çifti Douglas Booth dhe Bel Powley sollën një miks të lezetshëm, një fustan xhaketë e fund “zonjash” me një veshje më “casual” të partnerit. Nuk mund të mos e themi që këtë kombinim e shohim shpesh tek çiftet në Ballkan!

Duket se xhaketat me kuadrate s’dalin kurrë nga moda, e aq më tepër në një ngjyrë kaq të ndezur. Kështu erdhi në këtë fotosesion Miguel, i cili ka qëlluar në shenjë me syzet kaq moderne dhe aksesorët. Më e bukura?! Xhaketa është uniseks.

Padyshim veshja e preferuar! Orion Carloto është si një nga ato “kukullat prej qelqi” me këtë fustan të punuar në detaje, shoqëruar me vathët prej perle e dorezat e bardha.




Më poshtë gjeni edhe foto të tjera nga kjo sfilatë që ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve:









/tvklan.al