Presidenti amerikan Donald Trump paralajmëron se ai nuk do të mbronte aleatët e NATO-s, nëse ata nuk paguajnë mjaftueshëm për veten e tyre.

Trump tha se ai ka qenë i këtij këndvështrimi që gjatë mandatit të tij presidencial 2017-2021.

“Epo, unë u thashë atyre këtë që nëse nuk do të paguani, ne nuk do të mbrohemi. E thashë këtë shtatë vjet më parë. Dhe për shkak të kësaj, ata paguan qindra miliarda Dollarë. Edhe sot nëse ata nuk paguajnë, unë nuk do t’i mbroj. Ju e dini, problemin më të madh që kam me NATO-n”, tha Donald Trump.

Që nga thirrja e parë e Trump për të rritur shpenzimet vendet e NATO-s u angazhuan më shumë, por në vazhdën e agresionit rus dhe kërcënimeve të ndryshime kjo nuk mjafton.

Vërejtjet e Trump mund të jenë këmbana alarmi për Evropën dhe Azinë, ku liderët tashmë janë të shqetësuar për një tërheqje të SHBA-së pasi Trump u përplas me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe tregoi gatishmëri më të madhe për t’u marrë me Presidentin rus Vladimir Putin.

Trump kishte pohuar angazhimet e SHBA-së për mbrojtjen e ndërsjellë të NATO-s javën e kaluar gjatë një konference për shtyp së bashku me Kryeministrin britanik Keir Starmer.

Klan News