Armët kimike marrin sërish jetë të pafajshmish në Siri. Të paktën 70 banorë të Doumas u vranë dhe rreth 1 mijë të tjerë u lënduan, pasi helikopterët e regjimit të Damaskut hodhën bombë me lëndë kimike vdekjeprurëse. Dyshohet për një përzierje mes gazit Sarinë dhe Klorinë. Pamje dramatike tregojnë momentet kur banorëve, kryesisht fëmijë u jepet ndihma e parë.
Douma, qytezë në periferi të Damaskut është në duart e grupit ekstremist Jaish al-Islam dhe forcat qeveritare po përpiqen ta rimarin nën kontroll. Vendet perëndimore dënuan ashpër ngjarjen. Për presidentin amerikan Donald Trump fajësoi “kafshën” Asad – siç e quajti ai, që ka rrethuar zonën po ashtu edhe Rusinë e presidenti Putin si dhe Irani. Shefi i Shtëpisë së Bardhë paralajmëroi se përgjegjësit do ta paguajnë shtrenjtë.
Por regjimi i Asadit dhe Moska thanë se sulmi ishte një pretekst i sajuar nga fuqitë e huaja si justifikim për një ndërhyrjeje ushtarake. Kremlini paralajmëroi për pasoja të rënda nëse kjo ndodh.
Në prill të 2017-ës, Shtetet e Bashkuara shkatërruan me raketa Tomahok një baze ushtarake siriane prej nga mendohej që avionët e regjimit ishin ngritur për të kryer sulmin me armë kimike në Kan Shejkun, që i mori jetën 80 civilëve.
Tv Klan