Qëndrimi i presidentit amerikan Donald Trump sa i përket dhunës raciste në Virxhinia, ngjalli reagim masiv në politikën amerikane, veçanërisht mes figurave më të rëndësishme të Republikanëve.
Senatorët John McCain, Marco Rubio, ish-rivali në garën presidenciale Jeb Bush, apo edhe kreu i Dhomës së Përfaqësuesve Paul Ryan reaguan përmes rrjeteve sociale duke kundërshtuar deklaratën e Trump, i cili fajësoi të dyja palët për dhunën e shkaktuar në Charlottesville.
Fajësimi i qytetarëve që protestonin heqjen e statujave të luftës civile amerikane, është cilësuar mbrojtje e grupeve raciste nga zyrtarët republikanë.
Edhe dy ish-presidentët Bush, reaguan përmes një deklarate të përbashkët, duke thënë se Amerika duhet të refuzojë çdo formë fanatizmi, anti-semitizmi dhe urrejtjeje.
Një qëndrim gjithë stil ndaj dhunës racore në Virginia ishte ai i një tjetër ish-presidenti, Barak Obamës. Paraardhësi i Trump zgjodhi të citojë Nelson Mandelën për të dënuar ngjarjen e shëmtuar, duke shkruar se askush nuk lind duke urryer një tjetër person nga ngjyra e lëkurës, e fytyrës, prejardhja apo feja e tij.
Donald Trump u kritikua se po mbronte sjelljen e neo-nazisteve. Gjatë një konferencë në Trump Touer, presidenti amerikan mbrojti me forcë atë që kritikët e quajtën një deklaratë të dobët mbi mënyrën sesi presidenti dënoi dhunën në Virxhinia ku humbi jetën një grua 32 vjeçare, dy policë dhe u plagosën disa dhjetëra të tjerë. Duke komentuar ngjarjen të martën në mbrëmje, Trump tha se ka mjaftueshëm arsye për të dënuar të dyja palët.
Tv Klan