Presidenti amerikan Donald Trump tha se nëse Rusia zgjedh të vazhdojë luftën ndëshkimet për të do të jenë shkatërruese.

“Ka gjëra që mund të bësh që nuk do të ishin të këndshme në aspektin financiar. Unë mund t’i bëj gjërat financiarisht,” tha Trump përpara gazetarëve. “Do të ishte shumë keq për Rusinë. Unë nuk dua ta bëj këtë, sepse dua të arrij paqen. Ato gjëra financiare mund të jenë shkatërruese për Moskën”, shton ai.

Pas bisedimeve me zyrtarët ukrainas në Arabinë Saudite të martën, sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka thënë se “topi është tani në fushën e Rusisë”.

Rubio thotë se SHBA ka bërë një ofertë, të cilën ukrainasit e kanë pranuar, për të hyrë në një armëpushim dhe në negociata për t’i dhënë fund këtij konflikti në një mënyrë të qëndrueshme.

/tvklan.al