Presidenti i SHBA Donald Trump tha se përfaqësuesit amerikanë janë nisur drejt Rusisë për të diskutuar propozimin për një armëpushim 30 ditor.
“Shpresojmë se ne do të marim një përgjigje positive për armëpushim nga Rusia. Nëse e bëjmë mendoj se do të ishte 80% e punës për të përfunduar këtë “banjë” gjaku të tmerrshme”, tha Trump.
Një ditë më parë në Jeddah të Arabisë Saudite SHBA dhe Ukraina ranë dakord që të ketë një armëpushim 30 ditor në Ukrainë.
Trumpi përshëndeti ukrainasit që pranuan propozimin amerikan për një armëpushim 30-ditor dhe tha se tani shpreson që edhe rusët të bëjnë të njëjtën gjë
E ndërsa Zelensky falenderoi amerikanët për bisedimet konstruktive.
/tvklan.al