Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë njoftuar se ka dhënë urdhër për sulm ushtarakë në kryeqytetin e Jemenit duke premtuar se do të përdorë “forcë dërrmuese vdekjeprurëse” deri rebelët Houthi të cilët mbështetën nga Irani të ndalojnë sulmet e anijeve në një korridor jetik detar.

“Luftatarët tanë të guximshëm tani po kryejnë sulme ajrore ndaj bazave, liderëve dhe mbrojtjeve raketore të terroristëve për të mbrojtur anijet amerikane, asetet ajrore, detare, dhe për të rivendosur Lirinë e Lundrimit”, tha Trump në një reagm në rrjetet sociale duke shtuar se: “Asnjë forcë terroriste nuk do t’i ndalojë anijet tregtare dhe detare amerikane të lundrojnë lirshëm në rrugët ujore të botës”.

Houthis raportuan një seri shpërthimesh në territorin e tyre, ku sipas banorëve të paktën 4 sulme ajore goditën lagjen lindore Geraf.

Nasruddin Amer, nënkryetari i zyrës së mediave Houthi  reagoi duke thënë se sulmet ajrore nuk do ta pengonin grupin në hakmarrjen e tyre ndaj SHBA-së.

“Sanaa do të mbetet mburoja dhe mbështetja e Gazës dhe nuk do ta braktisë atë pavarësisht sfidave”, shkroi ai në mediat sociale.

Presidenti Trump paralajmëroi edhe Iranin për mbështetjen ndaj rebelëve Houthi se do të bëjë vendin plotësisht përgjegjës për veprimet e përfaqësuesve të tij.

Paralajmërimi vjen dy javë pasi Trump u dërgoi një letër udhëheqësve iranianë duke u ofruar një rrugë për të rifilluar bisedimet dypalëshe mbi avancimin e programit të armëve bërthamore të Iranit.

/tvklan.al