Një muaj pasi tentoi të rivendosë lidhje ekonomike me Rusinë, duket se Presidenti amerikan Donald Trump ndryshon kurs dhe kërcënon me sanksione të paprecedenta e tarifa nëse nuk bën marrëveshje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

“Bazuar në faktin se Rusia po “godet” gjerësisht Ukrainën në fushën e betejës, po konsideroj sanksione të fuqishme bankare dhe tarifa në shkallë të gjerë ndaj Rusisë derisa të arrihet një armëpushim dhe një marrëveshje përfundimtare paqeje. Drejtuar Rusisë dhe Ukrainës, uluni në bisedime përpara se të jetë tepër vonë. Faleminderit!!!”, shkruan Donald Trump.

Ky kërcënim i presidentit amerikan pason deklaratat e njëpasnjëshme të udhëheqjes ruse se nuk është e interesuar për një armëpushim në Ukrainë, ndërsa vijoi të parashtrojë kërkesa maksimaliste, jo vetëm territoriale, por edhe për madhësinë e ushtrisë ukrainase në të ardhmen.

Javën e ardhshme SHBA-ja do të takohet me delegacionin ukrainas në Arabinë Saudite për të diskutuar kornizën e marrëveshjes së paqes dhe mundësinë e një armëpushimi gjashtëmujor.

Rusia nuk po tregon vullnet për paqe dhe këtë e tregoi dhe sulmi i fundit me dornë e raketa balistike, ndër më masivët kohët e fundit.

Forcat ajrore të Ukrainës thanë se Rusia lëshoi 67 raketa dhe 194 dronë gjatë natës. U rrëzuan 34 nga raketa dhe 100 dronë. Ukraina njoftoi përdorimin e avionëve amerikanë F16 dhe atyre francezë Mirage 200 për të rrëzuar raketat dhe donet rusë.

Zyrtarët rajonalë në qytetin verilindor Kharkiv deri në qytetin perëndimor të Ternopilit raportuan dëme në infrastrukturën energjetike dhe të gazit. Tetë vetë u plagosën në Kharkiv dhe dy të tjerë, përfshirë një fëmijë, u plagosën në Poltava.

Duke pastruar copat e xhamave pas sulmit, Valentyna Lidovska thotë kjo është shtëpia e dytë që i shkatërrohet nga Rusia.

Rusia, e cila më parë përqendroi sulmet e saj me raketa dhe dronndaj rrjetit energjetik të Ukrainës, muajt e fundit ka rritur ndjeshëm sulmet ndaj objekteve të depozitimit të gazit dhe fushat e prodhimit.

Ndërkohë në rajonin Kurs të Rusisë, një pjesë e të cilit mbahet i pushtuar nga Ukraina, forcat ruse kanë çarë linjat mbrojtëse dhe ukrainasit janë në rrezik rrethimi.

Klan News