Firma me kombëtaren e Anglisë ka larguar nga froni i trajnerëve më të paguar, Thomas Tuchel. Gjermani u bind për të nënshkruar me “Tre Luanët” për 18 muaj, një kontratë që do të sjellë në arkat e tij rreth 6 milionë Euro në vit.

Shifër tepër e ulët duke parë që Tuchel përfitonte rreth 9 milionë Euro nga marrëveshja e mëparshme me Bayern Munich. Dëshira për tu rikthyer në botën e trajnimit, por edhe fakti që e kërkonte Anglia e ka shtyrë për të pranuar ofertën.

Paga e re e 51-vjeçarit është e gjashta më e lartë në Angli dhe e barabartë me atë që përfiton Postekoglu te Tottenham. Trajneri më i paguar është Roberto Mancini nga marrëveshja me Arabinë Saudite.

Italiani fiton 23 milionë Euro në vit në Lindjen e Mesme, për të lënë pas Pep Guardiolën me rreth 1 milion më pak dhe Mikel Artetën që nga marrëveshja me Arsenalin përfiton rreth 17 milionë Euro.

Klan News