Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik gjatë vitit të fundit janë diagnostikuar 774 raste me tumor të gjirit. Sipas Denis Godaj, mjek i specializuar në kirurgjinë e gjirit, thotë se prevalenca botërore e prekjes nga kanceri i gjirit është 1 në 8 gra, por për ato që kanë pasur historik në familje të prekur nga kjo sëmundje rreziku rritet edhe më shumë.
Sipas mjekut është shumë e rëndësishme që çdo grua, mbi moshën 40 vjeç të bëjë kontrollet periodike të gjoksit.
“Kontroll rutinë duhet të bëhet nga mosha 40 deri në 60 vjeç. Për ato që kanë histori të tillë në familje duhet më herët, 25-30 vjeç.”
Një tjetër shqetësim që ngre mjeku është edhe ulja e moshës së pacientëve që preken nga tumori i gjirit.
“Kemi edhe raste 18-19 vjeç, që dikur nuk i kemi hasur.”
Gjatë muajit Tetor, oraret për kryerjen e mamografisë janë më të zgjatura dhe mund të kryhen falas pa rekomandim të mjekut.
Klan News