Tunizia nuk do të marrë pjesë në kualifikueset për Kampionatin Afrikan të Kombeve 2024. Federata Tuniziane e Futbollit (Ftf) ka njoftuar zyrtarisht tërheqjen e saj, pas një takimi me përfaqësuesit e klubeve tuniziane.

Shumica e pjesëmarrësve në këtë takim, të kryesuar nga Kamel Idir, votuan pro tërheqjes së kombëtares tuniziane nga edicioni i tetë i këtij kompeticioni, i cili do të zhvillohet nga 1 deri më 25 Shkurt në Kenia, Tanzani dhe Ugandë.

Kjo tërheqje mund të ketë pasoja financiare për Federatën Tuniziane, pasi Konfederata e Futbollit Afrikan (CAF) vendos në mënyrë rutinore një gjobë prej 50,000 Dollarësh për shtetet që tërhiqen nga gara në minutën e fundit.

Ky vendim shënon një hap prapa për Tunizinë, e cila për këtë arsye nuk do të marrë pjesë në këtë kompeticion të rezervuar për lojtarët që luajnë në kampionatet vendase. Kampionati Afrikan i Kombeve do shërbeje edhe si test për Kenian, Tanzaninë dhe Ugandën, të përcaktuara gjithashtu si organizatorë të Kupës së Kombeve të Afrikës 2027.

Tunizia, kampione e vitit 2011 në Sudan, ishte kualifikuar direkt në fazën finale, së bashku me Marokun dhe Libinë. Tërheqja e afrikano-veriorëve është për shkak të orarit të ngjeshur të ndeshjeve në kampionatin vendas, teksa bëhen vendi i tretë që bëjnë këtë veprim pas shortit të kualifikimeve, duke iu bashkuar Eritresë dhe Somalisë. 

Klan News