Kaosi në udhëtimin drejt Libisë ka sjell pakënaqësi të mëdha te kombëtarja e Nigerisë. Fakti që kanë qëndruar të bllokuar për 15 orë në aeroportin e braktisur të Libisë ka shtyrë Federatës e Futbollit që bojkotojë sfidën kualifikuese të Kupës së Kombeve të Afrikës.

Përmes një letre, Nigeria i është drejtuar Konfederatës së Futbollit Afrikan, duke u ankuar për trajtimin çnjerëzor. 

Ambasada nigeriane në Libi nuk mundi të ndërhyjë pasi duhej leje e posaçme nga qeveria vendase për ta bërë një gjë të tillë. Një tjetër fakt është se Libia nuk garanton sigurinë për zhvillimin e një ndeshje të tillë, duke shtuar akoma dhe më shumë frikën në radhët e kombëtares nigeriane.

Këto të fundit kryesojnë grupin D pas 3 ndeshjeve me 7 pikë, ndërsa Libia gjendet e fundit me vetëm një barazim.

Klan News