Turistët e shumtë të cilët vizitojnë Gjirokastrën tërhiqen edhe nga arti i rrugës. Nuk janë të paktë të rinjtë që pasionin e tyre po e zhvillojnë në sytë e kalimtarëve kureshtarë.
Një ndër to është Joana Labi e cila realizon piktura. Vizitorët kanë shfaqur interes për artin e rrugës, ndërsa artistja realizon kryesisht peizazhe me natyrë të qetë.
Gjirokastra është zgjedhur këtë vit nga mijëra vizitorë nga shtete të ndryshme të botës ndërsa ky fluks turistësh pritet të vijojë edhe në muajt e mbetur të vitit.
Tv Klan