Pas denoncimit të emisionit “Stop” në Tv Klan për vajzat e huaja që ofrojnë shërbime seksuale kundrejt pagesës në Tiranë, policia ka vënë në pranga dy persona me kombësi nga Kina, më konkretisht një grua 45-vjeçe dhe një 30-vjeçar.
Ndalimi i tyre u bë nga seksioni për hetimin e trafiqeve, të cilët i akuzojnë dy të arrestuarit për trafikim të personave të rritur, shfrytëzim prostitucioni dhe mbajtje e lokaleve për prostitucion.
Gjatë operacionit “Red Light 3”, u proceduan penalisht 5 shtetase kineze për prostitucion si dhe një 62-vjeçar i cili nuk ka kallëzuar aktivitetin e paligjshëm.
Dy kinezët e arrestuar kanë sjellë në Shqipëri 5 vajzat e huaja të cilat iu kanë premtuar se do t’i punësonin në qendra masazhesh, por i kanë shfrytëzuar për prostitucion në apartamente të marra me qira.
Vajzat që shfrytëzoheshin për këtë aktivet reklamoheshin në faqen e internetit “Escort Tirana”. Pasi gjenin klientët, dy të arrestuarit i prisnin në hyrjen e pallatit ku ushtrohej prostitucioni dhe pas kryerjes së pagesave që varionin nga 200-300 Euro, i dërgonin klientët në apartament.
Klan News