Në Beograd organizohet protesta me masive që është parë ndonjëherë e cila pritet të zgjasë deri në orët e vona të së shtunës. Grumbullimet kanë nisur që prej orëve të paradites në shumë zona të ndryshme të kryeqytetit. 

Një numër i madh i forcave policore dhe xhandarmërisë janë angazhuar në qendër të Beogradit. Një ditë më parë mbërritën në kryeqytetin serb mijëra studentë nga qytete të ndryshme.

Traktorët vazhdojnë të jenë të parkuar në Sheshin e Studentit, njërën prej pesë pikave ku po qëndrojnë studentët.

Ndërkohë është pezulluar transporti publik dhe privat. Deri tani janë shënuar disa incidente te vogla ku një makinë ka hyrë në mes të turmës duke lënë të lënduar disa persona, por pa rrezik për jetën.

Mediat e huaja raportojnë së mitingu nis në orën 16:00, do të dëgjohen kërkesat e studentëve dhe më pas do të zhvillohet një marshim i tyre.

Studentët kërkojnë drejtësi për humbjen e jetës së 15 personave nga shembja e një strehe në stacionin hekurudhor të Novi Sadit.

Të gjitha mjetet transportuese të kompanisë së transportit të qytetit të Beogradit janë tërhequr nëpër garazhet e tyre prej mëngjesit të së shtunës, dhe nuk do të operojnë gjatë ditës.

Përveç tyre edhe linjat private të transportit nuk janë duke operuar prej pasdites të së premtes.

Të shtunën do të protestohet në kryeqytetin e Serbisë, Beograd, me kërkesë të studentëve, të cilët kanë bllokuar universitetet në këtë shtet që tre muaj e gjysmë, duke kërkuar përgjegjësi politike dhe penale për vdekjen e 15 personave, si pasojë e shembjes së një strehe betoni në stacionin hekurudhor të Novi Sadit.

Protesta në Beograd është organizuar pas marsheve masive që janë organizuar nga studentët në Novi Sad, Kragujevc dhe Nish. Mijëra studentë kanë mbërritur në Beograd në mbrëmjen e së premtes, pas një rruge të gjatë që kanë bërë prej rajoneve të ndryshme të Serbisë.

Rreth 10 ditë para protestës, një grup i quajtur “Studentët 2.0” është mbledhur në Parkun e Pionierit në Beograd, duke kërkuar që t’iu jepet fund bllokadave në fakultete.

Studentët dhe qytetarë tjerë të Serbisë kanë nisur të mblidhen në Beogradin e Ri.

Në mesditë ata pritet të nisen drejt Parlamentit të Serbisë.

Traktorët vazhdojnë të jenë të parkuar në Sheshin e Studentit, njërën prej pesë pikave në të cilat do të mblidhen studentët.

Gazetarët e Radios Evropa e Lirë kanë kuptuar se shoferët janë nisur me traktorët e tyre prej shumë pjesëve të Serbisë: Bogaticit, Shabacit dhe Obrenovacit.

Klan News