Vepra më e rëndësishme e Rrugës së Arbrit, Tuneli i Murrizit që u hap gjatë kësaj fundjave shkurton tashmë ndjeshëm kohën e lëvizjes nga Tirana në Dibër dhe anasjelltas.

Nëpërmjet një videoje të shpërndarë nga Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku qytetarët e vlerësojnë pozitivisht këtë investim të rëndësishëm, sidomos për sigurinë rrugore dhe kohëzgjatjen e udhëtimit.

“Mrekulli, shumë bukur”.

“Mu m’shkurton 6 orë rrugë”.

“Mirë, shumë mirë”.

“Kënaqësi që u hap, shyqyr ia arritëm kësaj dite, kryevepër”.

“Shumë e bukur, faleminderit. Fantastike!”

“Është një vepër madhështore për të qenë për çdo qytet. Peshkopi, Dibër”.

“Shumë mirë, shyqyr, veç rrugë të hapen”.

“Se nuk e imagjinon, bënim tre orë e gjysmë rrugë, dilshim Rrëshen, Burrel, Klos, tre orë e gjysmë rrugë. Tashi gjysmë ore. Tre orë shpëtum. Po dibranët, se ne ishim më afër. Dibranët kanë shkurtu katër orë”.  

Banorët thonë se hapja e Tunelit të Murrizit plotësoi ëndrrën shekullore të dibranëve.

“Sot u plotësu ëndrra shekullore e dibranëve”.

“Një mrekulli e veçantë, bravo”.

“Jemi shumë të kënaqur, na ka ndihmu në maksimum”.

“Klosi gjysmë ore është, lagje e Tiranës”.

Tuneli i Murrizit ka një gjatësi prej 3.8 km dhe një lartësi prej 4.80 m dhe është një ndër tunelet më të rëndësishëm të Rrugës së Arbrit e cila u hap në Nëntor të 2021.

Klan News