Ish kreu i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj vetëdorëzohet në polici për të vuajtur dënimin me 3 vjet burgim të dhënë nga Gjykata e Apelit në Shkodër për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” për dosjen e tjetërsimit të pronave në zonën e njohur si Rana e Hedhun në Shëngjin.
Frrokaj, i cili qëndroi në pranverën e 2018-ës për 3 muaj në burg, u lirua më vonë në “arrest shtëpie”, masë e cila u zbut më tej në gjendje të lirë gjatë procesit në Apel. Por vendimi i kësaj të premteje e kthen atë edhe një herë në qeli
Gjithashtu gjykata gjeti fajtor edhe ish-kryetarin e qarkut, Gjok Ndoka të cilin e dënoi po ashtu me 3 vjet burgim.
Gjykata dënoi edhe 14 zyrtarë e qytetarë të përfshirë në tjetërsimin e 234 mijë metrave tokë në bregdetin e Ranës së Hedhun në Shëngjin, por duke bërë disa ndryshime nga vendimi i dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë.
Për ish-nënkryetarin e Bashkisë Enver Hafizi dhe ish-juristin e bashkisë Ardenis Haxhia dënimi me burg u konvertua me shërbim prove, ndërsa ish-futbollisti Renata Malotaj, i cili u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Lezhës u dënua nga Apeli me 1 vit shërbim prove.
Ndërsa për 13 personat e tjerë Apeli la në fuqi vendimet e Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë e cila i kishte dënuar nga 1 deri në 3 vite burg.
Tv Klan