Një urë në qytetin amerikan të Baltimores është shembur tërësisht pasi është goditur nga një anije me kontejnerë që po lundronte në ujërat e lumit Parapsco.

Nga informacionet paraprake, 7 persona dhe disa automjete që po lëvizin në urë dyshohet se kanë rënë në lumë në momentin e incidentit.

“Ne jemi akoma në një pozicion aktiv kërkim-shpëtimi dhe do të vazhdojmë të jemi për disa kohë pasi kemi një zonë të madhe ku duhet të kërkojmë”, ka thënë shefi i policisë në një konferencë për shtyp.

Akoma nuk dihet nëse ka viktima, ndërsa aktualisht po zhvillohet një operacion i madh shpëtimi nga shumë agjenci në SHBA.

Ndërkohë, shefi i policisë së Baltimores, Hames Wallace ka deklaruar se 2 persona janë shpëtuar nga ekipet e kërkim-shpëtimit teksa ka shtuar se njëri prej tyre paraqitet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 01:30 të mëngjesit në SHBA, ndërsa me kohën lokale në 06:30.

Autoriteti i Transportit konfirmon se të gjitha korsitë janë mbyllur në të dy drejtimet për shkak të shembjes së urës në Baltimore.

Ura që u shemb në Baltimore quhet Ura e Francis Scott Key (shkurt Ura Key). Është 3 km e gjatë dhe është pjesë e autostradës 695 që rrethon Baltimoren.

Foto: Ura e fotografuar në vitin 2020

Sipas të dhënave të gjurmimit të anijeve, Ura Key në qytetin amerikan të Baltimores u godit nga anija e kontejnerëve Dali me flamurin e Singaporit. Anija është 300 metra e gjatë dhe ishte rrugës për në Colombo në Sri Lanka.


/tvklan.al