Policia italiane ka përfunduar me sukses një operacion për parandalimin e trafikut të drogës. Një shqiptar 32-vjeç dhe një 50-vjeçar italian janë kapur me një sasi të konsiderueshme kokaine.
Sipas asaj që thuhet nga policia italiane i gjithë operacioni është realizuar në një kantier ndërtimi në Via della Motta, pasi oficerët kanë vënë re një italian me motoçikletë që ka hyrë në një pjesë të kantierit dhe pas tij ka mbërritur 32-vjeçari shqiptar. Pas pak kohësh qëndrimi brenda në pallat të dy i janë drejtuar një makine ku ndodhej edhe lënda narkotike kokainë.
Ata kishin ndërtuar një sistem të sofistikuar brenda bagazhit ku ishte fshehur droga. Poshtë bagazhit ishte bërë një ndarje e aksesueshme nëpërmjet një sistemi të aktivizuar nga dy magnet.
Autoritetet italiane bëjnë me dije se nga ky operacion janë sekuestruar 30 kg lëndë narkotike kokainë.
Për të dy të arrestuarit është caktuar masa e paraburgimit.
/tvklan.al