Një operacion i madh anti-mafia është zhvilluar në Itali. Në prangat e policisë kanë përfunduar 183 persona të akuzuar për trafik droge, tentativë vrasje, zhvatje, lojëra të fatit dhe posedim të paligjshëm të armëve të zjarrit. Në mesin e urdhër-arresteve të lëshuara ishin edhe ato për 33 të dyshuar të cilët tashmë ndodheshin në burg...