Dritan Rexhepi ka folur për herë të parë në gjykatë në lidhje me rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës.
Ai ka mohuar se ka pasur njohje me Gentian Funiqin, i cili është një prej të akuzuarve në këtë dosje.
“Në burgun e Pratos kam qenë në sigurinë e lartë. Më mbajtën 10 ditë pasi kisha apelin në Firence. Nuk e njoh, s’e kam parë ndonjëherë në jetën time Gentian Funiqin. Do ja faktoj këtë prokurorëve me prova në vijim”, ka deklaruar Rexhepi.
Në seancën e të enjtes, avokatët e të pandehurve kundërshtuan provat shkresore të paraqitura nga SPAK.
Klan News