Për kryedemokratin Sali Berisha, arrestimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj është i vonuar. I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Berisha e cilëson Veliajn si një ndër hajdutët më të shpërfytyruar të vendit.
Më tej, kreu i demokratëve shprehet se sipas tij, Kryeministri Rama e kishte lëshuar Veliajn, por arrestimin e tij e priste nga muaji Dhjetor.
Sali Berisha: Arrestimi i Veliajt, kemi 44 javë që protestojmë tek Bashkia, arrestim i vonuar. Veliaj në historinë e këtij vendi, një ndër hajdutët më të shpërfytyruar. 130 mln Euro djegësi i Tiranës, nuk ekziston nam as nishan. Nuk u arrestua për djegësin sepse Arben Kraja, anëtar i organizatës kriminale, kishte të punësuar tek Erioni, edhe nipin dhe mbesën.
Blendi Fevziu: Dumani është pjesë e dosjes…
Sali Berisha: Siglim. Veliaj u bë problem botëror për djegësin dhe shumë gjëra të tjera. Mos mendo se nuk dinte Rama se po arrestohej. Rama e kishte lëshuar atë plotësisht, priste arrestimin e tij në Dhjetor. Nuk e donte në këtë moment. Që Edi Rama do të lante duart me Veliajn, unë e kam thënë në mënyrë të përsëritur. Erion Veliaj nuk pranohej nga klani Rama si pasardhës i këtij klani dhe këtë Edi Rama nuk ngurroi ta bënte të qartë në mënyrë të përsëritur.
Fatos Hakorja: Pse duhet ta bënte para zgjedhjeve?
Sali Berisha: Këtu jemi… Këtu ka shumë pikëpyetje. Nuk mund të them se ka qenë për “arrest me burg”, ka qenë për arrest të llojit të Ajolës, një arrest të atij lloji, pastaj gjërat kanë qenë aq…
/tvklan.al