Këtë të Shtunë në programin “Rudina” në Tv Klan u fol mbi këngëtaren ikonike shqiptare Parashqevi Simaku. Teksa u diskutua shkëputja e saj me publikun shqiptar pas suksesit të viteve ’90, të ftuarit u ndalën dhe tek marrëdhënia e saj me bashkëshortin.
Gazetarja Rudina Xhunga e cila ishte dhe personi që e intervistoi Parashqevinë për herë të fundit në vendin tonë, kujton fjalët që këngëtarja i kishte thënë për të shoqin dhe mënyrën se si ishin njohur.
Rudina Xhunga: Ishin martuar prej pak kohësh, nuk ishte romancë e mirëfilltë më tha sepse ai ishte instrumentisti im. Më 14 Shkurt të 1996-ës më tha dua të dal me ty, i shpjegova që unë dal vetëm me këngën. Gradualisht ai i kishte shkruar një letër prindërve të mi, pas dy javësh i dhamë një përgjigjie. I takuam ata. U martuam, jam e lumtur tha. Por, kënga, qëllimi im është Hollywood-i dhe unë dua të perfeksionoj anglishten, veten. Unë dua Hollywood-in!
-Kanë dhe një djalë të dy bashkë?
Rudina Xhunga: Po. Ajo që më ka mbetur në mendje nga ajo intervistë ishte ambicia e saj e jashtëzakonshme. Unë isha në atë kohë një vajzë në një Tiranë në luftë dhe ambicia maksimale më dukej të bëja intervista dhe të shpëtoja gjallë. Ndërsa ajo kërkonte Hollywood-in. Herë pas here e kujtoj atë kohë dhe them a ia vlen të jesh aq ambicioze apo ndonjëherë ambicia jote edhe të ha ty?! Se ndonjëherë është më shumë se ti./tvklan.al