Ish-futbollisti Edmond Kapllani, ka treguar një episod të veçantë nga miqësorja me Arhjentinën, kur mori fanellën e Leo Messi-t.

Në emisionin “Kampionët” në Tv Klan, Kapllani zbuloi bisedën me Messi-n dhe deri te fotografia, të cilën nuk e ka postuar.

Ai theskoi se fanellën e yllit argjentinas e ka në shtëpi dhe e ka fshehur.

“Unë pata fatin, që në ndeshjen me Argjentinën, isha me Shqipërinë dhe ndërruam bluzat. Mbaroi pjesa e parë, por dhomat e zhveshjes ishin pak ndryshe. Në momentin që Argjentina kaloi aty, dhe u shkëmbeva me Messin. I kërkova fanellën. Mbaroi ndeshja, unë e preva si muhabet.

Të gjithë lojtarët u sulën për t’i marrë bluzën, por ai tha: ‘No no, 9. 9’. Edhe fotografinë nuk e kam bërë unë, por fizioterapisti. Ishte gjithçka spontane dhe prandaj ka mbetur si fotografi. Kam kritika edhe nga familjarët pse nuk e postoj si foto. E kam në shtëpi fanellën dhe e kam fshehur.”, deklaroi Kapllani. /tvklan.al