Një udhëtim në Arbëri, është ky dokumetari që sjell traditën arbërore në valle, kostume, gjuhë dhe festa të mbartura në shekuj. Dhe në zemër të komunave arbërore, ish-futbollisti Lorik Cana dhe gazetari Arbër Agalliu, na zbulojnë atë që është ruajtur me fanatizëm dhe krenari.
Dokumentari i quajtur “Udha” është realizuar në 5 cikle, duke u futur në zemër të jetës së përditshme, ku njerzit flasin arbërishten e lashtë që e kanë përcjellë që nga koha e Skënderbeut, dhe ruajnë po ato festa mbi 500 vjeçare.
“Udha” u prezantua mbrëmë si një përmbledhje e 5 episodeve të radhës, që dëshmojnë traditën dhe kulturën, por që bëhet njëkohësisht një urë lidhëse me tokën amë, për t’i ruajtur e për t’i mbrojtur dhe trashëguar nga të rinjtë.
Tv Klan