Nuk ka asgjë më të bukur sesa flirtet e verës dhe fatmirësisht, shenjat e zodiakut do të kenë plot shanse këtë vit. Mundësi të shumta paraqiten rrugës dhe  duket se mbrëmjet romantike s’do të mungojnë,  por disa shenja do të përkëdhelen shumë nga dashuria.

Kur flitet për dashurinë në aspektin astrologjik, duhet kontrolluar pozicioni i Afërditës, planetit të dashurisë, romancës dhe marrëdhënieve. Ajo lidhet me planete të tjera ose vendoset në pika të hartës astrologjike duke ndikuar te partnerët potencialë.

Ndaj, nëse i përkisni njërës prej këtyre tri shenjave, besojini universit sepse erotizmi nuk do të mungojë.

Dashi

Afërdita e dashurisë premton shumë romancë këtë verë sepse do të gjendet në aspektin e marrëdhënieve intime dhe njohjeve nga 11 korriku deri më 4 gusht. Do të ndihesh plot vetëbesim për të tërhequr këdo që dëshiron dhe kjo do të përforcohet më shumë më 19 korrik. Një takim shumë   i veçantë ose një rastësi e fatit mund të lulëzojë dashurinë. Në 29 gusht, planeti i dashurisë do të gjendet në shtëpinë e bashkëpunimeve kështu që jeta dashurore do të ketë një tejtër moment të bukur. Nëse je në një lidhje, do të shohësh që lidhja do të ketë më shumë harmoni e ëmbëlsi. Nëse je beqar/e, mbaji sytë dhe zemrën hapur pasi do të zbulosh se një shkëndijë e vogël, ka shumë potencial.

Ujori

Vera e dashurisë ka filluar herët për ty sepse Jupiteri hyri në muajin maj në shtëpinë e raporteve intime dhe takimeve, për herë të parë pas një dekade kështu që më në fund, jeta dashurore do të jetë shumë e suksesshme. Do të kesh mundësi për lidhje romantike apo nëse je në një të tillë, ta bësh më pasionante dhe flirtuese. Më 11 korrik, Afërdita hyn në shtëpinë e bashkëpunimeve dhe do të ndiesh vetëbesim, afrimitet dhe intimitet në marrëdhëniet romantike. Më 21 korrik, është momenti perfekt për një takim apo për të shprehur pëlqimin ndaj dikujt në mënyrë krejt origjinale. Në mes të shtatorit, dashuria mund të dalë aty ku s’e pret kështu që mos ki frikë të dalësh nga zonae e rehatisë dhe ta mbyllësh bukur këtë verë.

Peshqit

Përgatitu për një verë të ëmbël sepse deri më 11 korrik, Afërdita do të ngjyrosë shtëpinë e dashurisë duke të bërë gati një trampolinë për të kërcyer dhe të takosh njerëz. Do të dukesh shumë tërheqës dhe kjo do ta bëjë të lehtë që të jesh një magnet për atë që po kërkon. 11 korriku është një nga ditët më romantike të vitit kështu që mjafton të thuash disa fjalë të ëmbla  dhe do të shohësh rezultatin. 7 gushti është një moment ideal për t’u rikthyer te një flakë e vjetër dashurie ose të bësh diçka ndryshe me partnerin/en aktual/e./tvklan.al