Një javë më parë, emisioni Uniko transmetoi një pjesë të pamjeve ekskluzive nga kamerat e sigurisë të vrasjes së Klodianit. Publikimi i atyre pamjeve, edhe pse jo shumë të qarta, hodhi dritë mbi dinamikën e ngjarjes dhe veprimet e efektivëve të forcave “Shqiponja”.

Sikurse paralajmëruam një javë më parë, emisioni Uniko disponon të dhëna dhe informacione të tjera për vrasjen e 25-vjeçarit, detaje që tregojnë mospërputhje në disa pika në dëshmitë e Nevaldo Hajdarajt dhe kolegut të tij Erion Gjore, por edhe me dëshminë e specialistit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”.

Por sonte Uniko sjell detaje të reja, dokumente dhe dëshmi të papublikuara më parë rreth kësaj ngjarje që ngrenë pikëpyetje të reja për mënyrën se si u administrua vendngjarja dhe kush ndërhyri brenda saj pas vrasjes së Klodian Rashës.

A u shkelën normimet ligjore të Kodit të Procedurës Penale? Ndiqni dëshminë e specialistit të quajtur Admir Jenishaj që ishte dhe shefi i grupit të patrullës ‘Shigjeta’ dhe ‘Shqiponja’ atë mbrëmje, që publikohet sonte e plotë për herë të parë.