Për të kuptuar më mirë historinë e ngjarjes makabre të 29 nëntorit 2023 të ndodhur në Prishtinë ku Liridona Ademaj u vra në pritët dhe kurthin e ngritur nga bashkëshorti i saj me 3 persona të tjerë, udhëtuam rreth 2500 km larg në drejtim të qytezës së Uddevalla në Suedi. Në këtë qytezë ka jetuar Naim Murseli për rreth 29 vjet. Këtu ka jetuar dhe me Liridonën për 12 vite deri në tetor të viti 2023 kur vendosën të riktheheshin për të jetuar në Kosovë. Në Uddevalla dyshojmë se fshihet e vërteta e motivit të vrasjes së Liridonës. Këtu fshihet dhe aktiviteti financiar dhe ekonomik I Naim Murselit 33 vjeçarit nga fshati Cermjan i Gjakovës që dyshohet nga Prokuroria e Prishtinës si organizator i planit për ekzekutimin e nënës së dy fëmijëve të tij.


#Uniko #SpartakKoka #KlanPlus | Misteret e pazbardhura të kronikës. Çështjet më të bujshme të drejtësisë në vend. Që nga historitë më të fundit deri tek ato që tashmë janë harruar.Me dëshmi, intervista,pamje dhe dokumente të papublikuara më parë.