Ylli i Napolit Kvara është një nga futbollistët që kërkohet me ngulm nga trajneri i ri i United, Ruben Amorim. Moduli i preferuar i portugezit është 3-4-3 dhe gjeorgjiani ka cilësitë perfekte për të qenë pjesë e projektit të tij. Që ta bindin, drejtuesit anglezë kanë gati një ofertë mjaft të lartë; 5 vite kontratë ku lojtari do të përfitojë 8 mln euro neto, shto këtu edhe 1 tjetër si bonus raporton “Sportmediaset”.

Kjo ofertë ekonomike është në përputhje me atë të bërë nga PSG në verë. Parisienët janë gati të paguajnë 10 mln euro në sezon për Kvaran. Te Napoli duan që të rinovojnë me sulmuesin e krahut. 23-vjeçari konsiderohet si një ndër futbollistët më me potencial në Europë dhe të kaltrit nuk duan që t’u iki nga duart.

Por klubi italian nuk ofron më shumë se 6 mln euro në sezon, përfshirë edhe bonuset, pasi duhet që bilanci të mos rezultojë negativ. Nëse akordi nuk arrihet deri në fund të sezonit, 2 vite nga përfundimi i kontratës, atëherë klubi italian nuk do të refuzojë shitjen e futbollistit.

Napoli nuk do t’i thoshte “Jo” një oferte prej 100 mln eurosh për ta shitur menjëherë, por edhe mund ta huazojë me akordin e duhur. Verën e shkuar, “Djajtë e kuq” shpenzuan 214.5 mln euro për përforcime, e prapë janë gati që të harxhojnë për një yll si Kvara. Shërbimet e gjeorgjianit përveç parisienëve e “Djajve të kuq” i kërkon edhe Barcelona.

Klan News