Dan Ndoye është kthyer më i fortë se kurrë! Zvicerani i cili ishte protagonisti në fitoren e Bolonjës ndaj Torinos më 14 Shkurt, realizoi dy gola, një prej të cilëve me penallti.
Në Janar ai nuk dha më të mirën, por zvierani la shenjë ndaj një tjetër torinezeje, Juventusit, ku në Dhjetor realizoi 1 gol e goditi një herë shtyllën.
E nëse vazhdon me të tillë ritëm, Ndoje ka për të qenë një nga protagoniatët e merkatos së verës.
Napoli u takua me përfaqësuesit e sulmuesit 24-vjeçar, ndërsa po kërkonte zëvendësuesin e Kvaras.
Por nga Bolonja mori përgjigje negative. Sipas sportmediaset pritet që të kaltrit të tentojnë sërish në Qershor.
Por edhe Interi e ndjek prej kohësh. Përfaqësuesit zikaltër kanë parë paraqitjen e tij edhe gjatë Euro 2024, ku 24-vjeçari shënoi kundër Gjermanisë në fazën e grupeve.
Dhe pritet që drejtuesit e Interit të tentojnë sërish në verë për të siguruar shërbimet e sulmuesit.
Te Bolonja duan që të shijojnë lojën dhe golat e tij deri në fund të sezonit, më pas mund të diskutojnë largimin, nëse vjen një ofertë mbi 25 mln Euro. Ndërkohë që interes ka edhe nga jashtë Italisë.
Klan News