Kvara dëshiron që të largohet nga Napoli! Trajneri i të kaltërve Antonio Conte e pohoi këtë në konferencën për shtyp, duke thënë se ishte shumë i zhgënjyer nga sjellja e lojtarit, duke mos arritur që ta bënte atë të ndryshonte mendje në muajt e fundit, duke qenë se tashmë në verë ai kishte qenë afër shitjes.

Duket se këtë sjellje të yllit gjeorgjian e ka nxitur PSG, që e ka arritur një marrëveshje verbale me futbollistin me vlerë 8 mln euro në sezon, për pesë vitet e ardhshme. Por te Napoli ia kanë bërë të qartë si sulmuesit 23-vjeçar, ashtu edhe klubit parisien se e lenë të lirë për 90 mln euro, e nuk duan që në këtë marrëveshje të përdoren futbollistë të tjerë.

Por sipas Sportmediaset, të dyja klubet janë të gatshme që ta zgjidhin çështjen sa më parë, e një akord mund të ketë që në javën e ardhshme. Të kaltrit e kanë gjetur edhe zëvendësuesin e Kvarës. Ai është sulmuesi i Kosovës, Edon Zhegrova, që ka shkëlqyer te Lille në Lig 1.

Të kaltrit janë të gatshëm që të japin për 25-vjeçairn nga Kosova 50 mln euro, me francezët që hezitojnë ta lënë atë të lirë. Por një akord mes palëve është i arritshëm, me Conten që e vlerëson lojtarin e kombëtares dardane.

Klan News