Akuzon të riun nga Shijaku se e hodhi nga ballkoni i hotelit, shoqërohen edhe 3 shoqet e saj
“Në konflikt e sipër një 39-vjeçar nga Shijaku ka hedhur nga kati i dytë i një hoteli një vajzë 22-vjeçare nga Venezuela.”
Këto janë pamjet e 22-vjeçares nga Venezuela e cila qëndron mbi çadër, jo më shumë se 2 metra nga ballkoni i dhomës. Ajo ka zbritur falë ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse dhe menjëherë është dërguar në spital me disa plagë jo të rënda.
Në njoftimin zyrtar policia thotë se ajo është konfiktuar në dhomën e një hoteli me një 39-vjeçar nga Shijaku dhe të dy kanë mbetur të dëmtuar. Në komisariat vajza ka thënë se është shtyrë, por ai e ka kundërshtuar këtë dëshmi duke deklaruar se 22-vjeçarja është hedhur vetë nga ballkoni.
Pasi shkoi në vendngjarje, policia shoqëroi dhe 3 vajza të tjera, po nga Venezuela, shoqe me 22-vjeçaren. Policia po verifikon deklarimet e palëve për të dalë në përfundime, por një nga pistat paraprake është dyshimi se në këtë hotel ushtrohej prostitucion.
Kjo mbetet ende për tu verifikuar pasi dëshmia e shoqeve të dhomës së 22-vjeçares pritet të zbardhë më shumë rrethana për arsyen pse ndodhen në qytetin e Durrësit.
Klan News