Një i ri është vënë në pranga në Shijak pasi shiste lëndë narkotike në lokale nate dhe në lagje të kësaj bashkie.

Sipas Policisë i arrestuari është Antonio Spahiu i cili e kryente këtë aktivitet me një 26-vjeçar i identifikuar si Fabion Masha i cili është shpallur në kërkim.

Ky i fundit sipas uniformave blu kishte thyer masën e sigurisë arrest në shtëpi, ndërsa ishte nën akuzë për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Gjatë operacionit u sekuestruan një sasi lënde narkotike, 1 peshore elektronike, 1 automjet dhe celularë.

Klan News