Vala e re e të nxehtit dhe temperaturat e larta kanë përfshirë zonat perëndimore dhe lindore të SHBA. Termometri ka thyer rekorde shifrash për sa u përket temperaturave të larta, të cilat u kanë marrë jetën shumë personave.

Shumë zona në Kaliforninë Veriore tejkaluar 43 gradë celsius, termometri në qytetin Redding shënoi 48 gradë celsius.

Ndërkaq në Parkun Kombëtar temperaturat e larta që arritën deri në 53 gradë celsius i morën jetën një personi, kurse një tjetër u dërgua me urgjencë në spital. Sipas meterologëve temperaturat e larta do të jetë prezent gjatë gjithë kësaj jave.

Për shkak të ditëve përvëluese dhe temperaturave shumë të larta pothuajse në të gjithë globin, ne Maricopa të Arizonës që përfshin Phoenix ka pasur të paktën 13 persona të cilët kanë humbur jetën, ndërkaq 160 vdekje të tjera janë ende në hetim për t’u zbuluar shkaqet e plota.

Nga ana tjetër mjekët dhe ekspertët apelojnë qytetarët që duhet të bëjnë kujdes në këto temperatura të larta. Qytetarët janë këshilluar që të shmangim ekspozimin e tepërt në diell aq më tepër orët kur rrezet e tij janë më të forta. Gjithashtu rekomandohet që të shmanget konsumimi i pirjeve alkoolike, atyre me sheqer ose me kafeinë.

/tvklan.al