Teksa Rio de Zhaneiro po përballet me një valë të paprecedentë të të nxehtit, banorët po i drejtohen metodave të pazakonta për të përballuar temperaturat e larta.

Në një restorant, pronari Bruno Amaro Silva da Costa merr qese me akull dhe i vendos ato poshtë këmbëve të klientëve.

“Klientët thonë se është e bukur, është e lezetshme dhe ata heqin shapkat e tyre dhe i vendosin këmbët në akull. Kështu, ata porosisin një birrë, hanë diçka dhe qëndrojnë këtu me ne gjatë gjithë pasdites”, thotë Amaro da Costa.

Disa banorë të tjerë po përdorin banjat e akullit për të përballuar valën e të nxehtit.

“Ne po përjetojmë një verë me 40 gradë dhe ka shumë njerëz që bëjnë shumë ushtrime fizike ose vrap. Unë, për shembull, bëj vrap dhe shkoj në palestër. Uji me akull është i shkëlqyer, megjithëse në fillim nuk të duket kështu. Sapo futesh brenda, muskujt tashmë ndihen mirë, është një rikuperim i jashtëzakonshëm i muskujve”, thotë Ana Julia Kelander.

Restorantet në të gjithë qytetin e Rio De Zhanerios kanë instaluar dushe të improvizuara në natyrë për t’u dhënë klientëve të tyre lehtësim nga nxehtësia.

Klan News