Rrënojat e anijeve naziste që i përkasin Luftës së Dytë Botërore kanë dalë në sipërfaqe pas thatësirave të muajve Korrik dhe Gusht, të cilat ulën ndjesh nivelin e ujit në lumin Danub. Rënia i nivelit të ujit ka vështirësuar trafikun ujor përgjatë rrjedhës së Danubit.
Efekti i vazhdueshëm i valës së të nxehtit ka bërë që katër anije, të cilat datojnë para viteve 1950 të dalin në dritë në Parkun Kombëtar Danub-Drava të Hungarisë pranë Mohacs.
Ndërkaq anijet e dala në sipërfaqe në fshatin Prahovo të Serbisë ishin pjesë e qindra anijeve që u shkatërruan përgjatë lumit Danub nga flota naziste e Gjermanisë në vitin 1944.





Evropa Lindore po përjeton kushte kritike thatësie, niveli i ujit në pjesën më të madhe të lumenjve është ulur ndjeshëm, duke prekur kështu të korrat dhe vegjetacionin.
Në Budapest niveli i ujit të Danubit ishte 1.17 metra, shifër e cila krahasohet me një rekord të ulët historik të regjistruar në Tetor të vitit 2018. Lumi i dytë më i gjatë i Evropës në vitin 2022 arriti nivelin e ujit më të ulët në 100 vitet e fundit.(Lexo më shumë!)
Danubi shtrihet nga Pylli i Zi në Gjermaninë jugperëndimore deri në Detin e Zi në Rumaninë lindore./tvklan.al